Home Fiber nga Fracarro

Tashmë ju mund të shpërndani sinjalin tuaj SAT dhe  DVB-T nëpërmjet një fibre optike të vetme në të gjithë ndërtesën tuaj. Fracarro ofron Home Fiber, një zgjidhje inovative e dizenjuar për të mundësuar shpërndarjen e sinjaleve DVB-T dhe SAT në ndërtesa të banuara nga antena deri tek konektori në mur.

Fracarro HOME FIBER ofron deri në 4 sinjale SAT + DVB-T në një kabllo të vetëm.

 

Transmetuesi

Transmetuesi i serisë HOME FIBER të Fracarro punon në dritaren e dytë dhe të tretë të transmetimit (1310-1610nm) dhe është në gjendje të manaxhojë si sinjalet SAT nga një kombinim tradicional me 4 LNB dhe një parabol, bashkë me sinjalet tokësore DVB-T me bandwidth të plotë.

E pajisur me kontroll automatik të amplifikimit (AGC) kjo zgjidhje – e cila bazohet në teknologjinë WDM- mundëson shpërndarjen e deri 4 sinjaleve satelitore dhe sinjalet tokësore me bandwidht të plotë plus ofron mundësinë për të transmetuar të dhëna në një fije të vetme fibre.

 

Diplexer-i WDM

Diplexer-i WDM është një multiplexer / demultiplexer pasiv optik, që mundëson shpërndarjen e shumë sinjaleve optike me gjatësi të ndryshme vale në një rrjet shpërndarës me fibër optike. Është e përshtatshme për sistemin Fracarro Home Fiber si edhe për instalime të tjera WDM.

 

Marrësat

Rangu i marrësave optik të Fracarros përfshinë opsione të ndryshme, i bërë që të përshtatet me kërkesa të ndryshme të sistemeve të ndryshme; që nga Quad që ka 4 dalje universale për të bërë lidhjet direkt me TV, deri tek Quattro me 5 dalje të pa varuara (HL, VL, HH, VH dhe TV), për sistemin multiswitch. Gjithashtu është edhe nje version që mundëson dalje të vetme tokësore.

 

Spliter-at, tap dhe kabllot optike

Të karakterizuara nga përmasat e tyre kompakte spliter-at dhe tap-at e serisë Home Fiber shpërndajnë sinjalin nëpër ndërtesë nëpërmjet një fibre optike single mode (që operon në gjatësistë e valës 1260-15290nm).

Konektori optik inovativ “MINI”, me një diametër prej vetëm 3mm, siguron kabllimin e lehtë në çdo lloj mjedisi instalimi. Kabllot që ofrohen janë të terminuar dhe konektorët e tyre optik mbrohen nga kapakë mbrojtës të përshtatshëm.

 

Avantazhet e sistemit Home Fiber

Besueshmëria:  Mundëson transmetimin e sinjalit pa humbje apo degradim për distanca të mëdha (shuarjet janë 0,3dB/km). Është imune nga interferencat elektrike e mjedisore.

Fleksibilitet:  Mundëson ndërtimin e sistemeve komplekse me një numër të madh daljesh që mund të dizenjohen lehtësisht (1 TX për 128 dalje). Integrim kompatibël me sistemet ekzistuese koaksiale.

Instalim i lehtë: Lehtëson kabllimin falë kabllove dhe konektorëve të vegjël.

 

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Për të parë produkte të tjera të Fracarro klikoni këtu

Read 280 times
More in this category: « Reble 610 Microwave Link

Contact us

tbs96 ltd

Rr.Thanas Ziko N.23/1

Tirana AL 1001

TEL : +355 42253167
FAX : +355 42253161